Juventus dhe PSG po e bëjnë shkëmbimin spektakolar

Formacinet e mundshme, Atletico Madrid – Milan

Shkëmbim spektakolar: Arthur në Paris, ylli i PSG te Juventus.

Juventus dhe PSG kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e janarit.

Mesfushori i Juventusit, Arthur Melo sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Zonja e Vjetër, pasiqë nuk po arrin ta gjejë formën e duhur.

Që nga transferimi i tij në Torino në vitin 2020, Arthur nuk ka bindur aspak dhe braziliani nuk bën pjesë në planet e Allegrit.

Portali italian Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus dhe PSG mund të shkëmbejnë yjet e tyre në merkaton e janarit.

Bëhet fjalë për një shkëmbim mes Arthur Melos dhe Leandro Paredes. Mesfushori argjentinas e ka humbur vendin e titullarit te PSG dhe është i gatshëm të largohet nga Parku i Princave.

Paredes pëlqehet shumë nga Allegri, ndërsa bisedimet mes Juventus dhe PSG pritet të fillojnë së shpejti, shkruan Calcio Mercato.

Lajme me shume...