Juventus po ia merr yllin e madh Chelseas

Gjigantët e Serie A, Juventus raportohet se janë të interesuar të marrin në huazim portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga sezonin e ardhshëm.

27-vjeçari ka luajtur si portieri i dytë në Stamford Bridge në vitin 2020 dhe e ardhmja e tij e gjatë me Blutë është vënë në pikëpyetje, përcjell ORAinfo.

Arrizabalaga, i cili u bë portieri më i shtrenjtë në botë kur iu bashkua Chelseat për 72 milionë funte në vitin 2018, ka nisur vetëm 13 ndeshje mes shkopinjve këtë sezon, duke përfshirë vetëm katër në Premier League.

Sipas footballlondon, Juventusi është duke mbajtur kontrolle për reprezentuesin spanjoll dhe po mendon një lëvizje huazimi gjatë verës./ORAinfo/