Kadaj-Bujupi: Më në fund e kemi një Qeveri që del superiore në dialog me Serbinë


Analistja Donika Kadaj Bujupi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se paraqitja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në dialogun në Bruksel është e dinjitetshme.

Ajo ka shkuar edhe më tutje duke e quajtur “superiore” qeverinë për dallim me paraqitjen e serbëve.

Kadaj Bujupi, që ka qenë 5 herë deputete në Kuvendin e Kosovës, thotë se presioni ndërkombëtar do të jetë i madh mbi Kosovën për arritjen e një marrëveshje.

“Më në fund e kemi një qeveri që del superiore në dialog me Serbinë. Nëse mund të them kështu. Kemi pasur një qasje ofanzive në dialogun me Serbinë, ndryshe nga herët tjera. E dimë që dikush ka dhënë dorëheqje për këtë dialog, ka pasur edhe nga ata që kanë shkuar e janë munduar të kenë qasje kundërshtuese por nuk kanë mundur të dalin nga agjenda e paracaktuar. Jemi në pozitë ndryshe. Unë e di edhe për nga përvoja, se presioni do të jetë i madh. Por paraqitja ishte dinjitoze“, ka thënë ajo.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...