Kamberi e dërgon në Kuvendin e Serbisë rezolutën që kërkon të dënohet gjenocidi në Srebrenicë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi e ka dërguar në Kuvendin e Serbisë rezolutën që kërkon të dënohet gjenocidi në Srebrenicë, përcjell albinfo.ch. Sipas Kamberit, kjo nismë vjen si rezultat i rezolutës së OKB që u miratua me 23 maj 2024 që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të […] The post Kamberi e dërgon në Kuvendin e Serbisë rezolutën që kërkon të dënohet gjenocidi në Srebrenicë appeared first on Albinfo.

Kamberi e dërgon në Kuvendin e Serbisë rezolutën që kërkon të dënohet gjenocidi në Srebrenicë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi e ka dërguar në Kuvendin e Serbisë rezolutën që kërkon të dënohet gjenocidi në Srebrenicë, përcjell albinfo.ch.

Sipas Kamberit, kjo nismë vjen si rezultat i rezolutës së OKB që u miratua me 23 maj 2024 që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

“Sidoqoftë, iniciativa ka për qëllim të dëshmojë se në Serbi ekzistojë forca politike që kundërshtojnë politikën zyrtare të negacionit të krimeve të luftës, gjenocidit dhe shtrojnë si objektiv domosdoshmërinë që Serbia të ballafaqohet me krimet që janë kryer në emër të saj, forca politike që mbështesin Rezoutën e OKB (78/282 të 23 majit të këtij viti për Gjenocidin në Srebrenicë)”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Më 11 korrik 1995 në Srebrenicë u vranë e masakruan mbi 8 mijë burra, fëmije e pleq nga ana e forcave ushtarako-policore të Serbisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

The post Kamberi e dërgon në Kuvendin e Serbisë rezolutën që kërkon të dënohet gjenocidi në Srebrenicë appeared first on Albinfo.