Kancelari gjerman: E duam dhe na duhet Ballkani Perëndimor në BE

Scholz: E duam dhe na duhet Ballkani Perëndimor në BE.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është thirrur këtë të mërkurë për interpelancë parlamentare në Bundestag.

Në rezymenë e tij, shefi i qeverisë në Berlin, bëri të qartë mesazhet që do i ketë në samitin e madh që mbahet në kryeqytetin evropian mes liderëve evropian dhe atyre ballkanik, njofton Klan Kosova.

“Kështu që në këto kohë të reja duhet të kemi qartësi. Tani është koha, ne e duam dhe neve na duhet Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian. Kjo ishte porosia ime kur vizitova rajonin, dhe po të njëjtën porosi do e përcjelli në samitin e BE-së me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, që do mbahet nesër në Bruksel”, tha Scholz.

Pos kësaj, Scholz deklaroi se BE-ja pritet t’i thotë 27 herë “PO” që Ukrainës , t’i jepet statusi i vendit kandidat.