Kancelari gjerman i kërkon Macronit të hiqen bllokadat për Ballkanin

Kështu “tallen” ukrainasit me rusët

Liberalizimi i vizave vazhdon të jetë çështje shumë e diskutuar.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron u takuan të hënën në mbrëmje për bisedime në Kancelari në Berlin.

Në takim është folur edhe për Ballkanin Perëndimor, ku në njoftimin zyrtar të Kancelarisë thuhet se do të punohet për kapërcimin e të gjitha bllokadave ekzistuese, shkruan Gazeta Express.

“Ne i qëndrojmë premtimit tonë për anëtarësim” “Bllokadat ekzistuese duhet të kapërcehen në interes të përgjegjësisë evropiane dhe arsyes gjeostrategjike”, bëri thirrje Scholz.

Kancelari Olaf Scholz po ashtu e uroi Emmanuel Macron “me gjithë zemër” për rizgjedhjen e tij si president francez. Në takim u tha edhe se “vendi i Ukrainës i përket Europës”

“Në këto zgjedhje, Franca ka zgjedhur qartë Evropën. Kjo është një shenjë e mirë”, tha Scholz të hënën në takimin me Macron në Kancelarinë Federale në Berlin.

“Ne të dy kemi qenë dakord për një kohë të gjatë: vendet tona mund të përballojnë me sukses sfidat e mëdha të kësaj kohe vetëm nëse veprojmë së bashku në kuadrin e një Evrope të fortë dhe sovrane. Ne duam të vazhdojmë në këtë rrugë së bashku. Dhe mezi po e pres veçanërisht këtë.”

Partneriteti dhe miqësia franko-gjermane është më e rëndësishme se kurrë sot, theksoi Scholz – “si një gur themeli, si një motor dhe si një burim frymëzimi për projektin evropian dhe për të ardhmen e Evropës”.

Ndryshe, Kancelari gjerman më 4 maj priti në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku premtoi që do të këmbëngulë tek të gjitha shtetet e BE-së që të largohen vizat për kosovarët sa më parë që të jetë e mundur.

“Përparimi i mëtejshëm duhet të bëhet tani edhe në liberalizimin e vizave për Kosovën. Qeveria federale e ka fiksuar këtë si objektiv në marrëveshjen e koalicionit dhe për këtë unë angazhohem me këmbëngulje në Bashkimin Evropian, në bisedat me partnerët angazhohem me këmbëngulje”, tha Scholz.