Kandidatë për President të Kosovës/ Haradinaj ftesë Vjosa Osmanit: Gati për debat me ju


Kosova tashmë ka dy kandidatë të vetshpallur për President, Vjosa Osmanin dhe Ramush Haradinajn që do të varen nga partia apo koalicioni fitues i zgjedhjeve të 24 shkurtit.

Osmani nënshkroi marrëveshjen me Albin Kurtin dhe në rast se një nga forcat e tyre politike fiton zgjedhjet dhe përbën shumicën, atëhere ajo do të bëhet Presidente.

Nga ana tjetër Haradinaj ka bashkuar forcat me partinë e Zef Morinës, dhe do të jetë kryesues i listës së AAK si dhe kandidat për President, teksa duket se këto zgjedhje ai nuk ka qëllim të bëhet kryeministët.

Në një video-mesazh Haradinaj ka ftuar Osmanin që të debatojnë së bashku si kandidatë për Presidentë.

‘’E ftoj kandidaten, pra kandidaten e re për Presidente zonja Vjosa Osmanin, në një debat televiziv dhe e mirëpres këtë mundësi që të debatojmë së bashku me ju. ‘’- thotë Haradinaj.

https://www.facebook.com/179643115493444/videos/757589121630133/

The post Kandidatë për President të Kosovës/ Haradinaj ftesë Vjosa Osmanit: Gati për debat me ju appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !