Kaq joshëse duket ‘Sulltanesha’ në Mal të Zi

‘Sulltanesha’ në Mal të Zi – Kaq joshëse nuk e keni parë asnjëherë.

Meryem Uzerli, e njohur për publikun shqiptar më shumë përmes serialit ‘Sulejmani i Madhërishëm’, ku luante rolin e Hyremit shquhet edhe për bukurinë e vecantë dhe linjat trupore.

Së fundmi ajo po shijon pushimet në Mal të Zi, ku nuk ka hezituar të shfaq foto ku duket tejet joshëse dhe sexy, shkruan Kosovarja.

Ndryshe, aktorja, e cila është nënë e dy fëmijëve, ka filluar të bëhet pjesë e reklamave të cilat i publikon në llogari e saj në Instagram ku ndiqet nga 6.7 milion njerëz.

Sipas mediave turke ajo fiton 25 mije euro për çdo reklamë që hedh në llogarinë e saj.