Katër viktima dhe 788 raste të reja me Kovid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.631 teste prej të cilave 788 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, numri më i madh i tyre është regjistruar në Shkup, gjithsejtë 350, Manastir 59, Kumanovë 53, Kavadar 33, Ohër 31…, shkruan Alsat.

Nga 788 të infektuarit 191 persona janë ri-infektuar.

Nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftojnë për 541 pacient të shëruar dhe 4 viktima, 2 prej të cilëve të regjistruar nga “Termini Im”.

Numri i rasteve aktive në gjithë vendin ka arritur në 3.838 persona./Alsat.mk