KEK’u furnizohet me mbi 46 mijë Euro tel bakri

Pas lindjes, Genta vjen me ndryshim të madh në pamje, në krah mbanë binjakun e saj

KEK është furnizuar me tel bakri.

Mbi 46 mijë euro i ka shpenzuar Korporata Energjetike e Kosovës për furnizim me tel bakri, shkruan Reporteri.net.

Për këtë tender fillimisht ishin paraparë të shpenzoheshin rreth 50 mijë euro, por që në fund kontrata është nënshkruar për 46 mijë e 37 euro.

Tenderi është zhvilluar me procedurë të hapur. Kompania që e ka fituar këtë tender është “LIS ARM SH.P.K.” Kohëzgjatja e kontratës është 60 ditë.

Ky aktivitet i prokurimit ka filluar më 10 mars. Një ditë më pas është publikuar njoftimi për kontratë, derisa
kontrata është dhënë më 27 prill.

Ndërkohë, nënshkrimi i kontratës është bërë më 10 maj.