“Kemi me ju arrestu edhe më shumë”, Muhaxheri thotë se po kërcënohen zyrtarët e tij


Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka folur për arrestimet që janë bërë në Komunën e Pejës, për të cilat thotë se ka humbur siguria juridike për zyrtarët e shërbyesit civil.

Muhaxheri në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se edhe zyrtarët e tjerë të komunës kanë filluar të kërcënohen se do të arrestohen nga Prokuroria.

“Unë asnjëherë s’jom mundu me interferu në punën e organeve të drejtësisë, por me këtë spektakël të organizuar në këtë mënyrë, që i ngjan spektakleve të Prokurorisë të viteve 90-ta. Me shku me armë automatike edhe me arrest një gru në komunë, edhe me i thonë krejt televizorëve ‘hajdeni se po dojnë me kry këtë punë’. Atë ditë kur ti e ke filluar hetimet zyrtarisht, pra pa pas asnjë provë.

Tash normal kanë filluar me i kërcënu krejt zyrtarët edhe me thonë që kemi me ju arrestu më shumë, se na jemi qajo Prokuroria.

Është hup siguria juridike dhe është një kërcënim direkt për shërbyesit civilë që mos me kry punë, tash rrini se për çdo vepër tash kemi me ju hetu”, tha Muhaxheri.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...