Kërkohet dorëheqja e ministrave Vitia dhe Sveçla

Afrona zbukurohet për të dalë, do ta ‘shkrijë’ Bleron me këtë pamje

Opozita kërkon dorëheqjen e ministrave Vitia dhe Sveçla.

Opozita kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Në këtë mënyrë, sipas saj, hetimet për vdekjen e Agon Musliut do të mund të bëheshin pa ndikime nga politika.Ish- ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se vetëm 9 persona janë dërguar në karantinë nga 138 sa janë kthyer në fundjavë, dhe të tjerët kanë shkuar në shtëpitë e tyre.

Sipas Ismailit, Ambasada në Berlin kishte dhënë rekomandim për lirimin e Musliut, që nuk ishte marrë parasysh.

Deputeti i PDK-së ka thënë se vdekja e Musliut nuk duhet të heshtet dhe se duhet hetim për të gjitha procedurat, e dorëheqje e menjëhershme e Vitisë dhe Sveçlës.

Ndërkaq, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka lënë fajtor Qeverinë në detyrë për vdekjen e të riut. Në një postim në Facebook, Haradinaj i ka bërë thirrje Qeverisë së Kurtit që të kthehet në respektim të ligjeve dhe Kushtetutës së shtetit, raporton KOHA.

“Shkelja recidiviste e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi nga kryeministri në largim, Albin Kurti, ministri në largim, Arben Vitia, dhe u.d i ministrit në largim, Xhelal Sveçla, fatkeqësisht shkaktuan pasoja në shumë drejtime deri edhe në humbjen e jetës së një të riu”, ka shkruar kryetari i AAK-së.

I propozuari për kryeministër nga koalicioni LDK-AAK-Nisma, Avdullah Hoti, në një shkrim në Facebook, ka thënë se karantinimi është përdorur për të parandaluar shpërndarjen e virusit, por, sipas tij, duhet kujdes e durim për t’i gjetur shkaqet e këtij rasti tragjik.

“Në këto momente duhet të jemi të kujdesshëm e të durueshëm në kërkim të përgjigjes se si na ndodhi e gjithë kjo. Karantinimi është përdorur dhe po përdoret për të parandaluar shpërndarjen e virusit. Por, pa dashur të paragjykoj asgjë, kjo nuk përligj gabimet e mundshme, neglizhencën e joprofesionalizmin”,

ka shkruar Hoti.

Ndërkaq mbrëmë ka reaguar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se është jashtëzakonisht shumë tragjike humbja e jetës së të riut në karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Ai ka thënë se kjo vdekje assesi nuk guxon të mbetet enigmatike, deri sa u ka bërë thirrje organeve të hetuesisë që sa më shpejt që është e mundur t’i zbardhin të gjitha rrethanat e saj.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !