Kështu ndodhi vrasja në fshatin Baks të Skenderaj

Presidenti Begaj përmend Kosovën dhe aspiratën për bashkim kombëtar

Ditë më parë një vrasje ka ndodhur në Skenderaj.

Besim Musliu, 46 vjeçar, dyshohet se u qëllua për vdekje para shtëpisë së tij nga bashkëfshatari Shkukri Rexhepi rreth orës 19:00 të shtunën, në Baks të Skenderajt.

Ishte duke punuar kur u sulmua. Besim Murseli, 46 vjeçar, u qëllua për vdekje para shtëpisë së tij në Baks të Skënderajt, rreth orës 19:00 të së shtunës.

Nipi i të ndjerit, Jeton Musliu ka treguar për T7 shkaqet që sollën një fatkeqësi të tillë në familjen e tyre.
Ai ka bërë të ditur se kurrë më parë nuk kanë pasur probleme me të dyshuarit për vrasjen e axhës së tij.

Vendi ku ka ndodhur kjo tragjedi po mbikëqyret nga Policia e Kosovës, të cilët gjatë gjithë kohës po qëndrojnë afër familjes së viktimës.

Të njejtin rol kanë edhe kolegët e tyre, veçse në lokacionin ku ndodhet familja Rexhepi, ku bëjnë pjesë të dyshuarit për vrasjen.

Ekipi i T7 ka kontaktuar me ta, por të njëjtit nuk ishin në gjendje të flisnin. Në këtë rast ishte i përfshirë edhe një person tjetër, që ishte duke punuar me të ndjerin.

Ai mbeti i plagosur sikurse edhe i dyshuari për vrasjen.

E në çfarë gjendje u pranuan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj këta dy persona, ka treguar drejtori Agron Mehmeti.

E se e kanë pranuar një person të plagosur në QKMF të Drenasit e ka konfirmuar edhe drejtori i saj, Ismet Bogiqi.

Në anën tjetër, njësia e hetimeve Rajonale ka kryer bastisje në dy lokacione dhe ka sekuestruar dy armë: një armë automatike AK-47 dhe një pushkë gjuetie.

Të plagosurit janë duke u trajtuar në Kirurgjinë Abdominale. Gjendja e tyre shëndetësore momentalisht është stabile.