Këta dy lojtarë i dëshiron Ten Hag të Manchester United

Transferimi i Bernardo Silvas, Guardiola i jep lajmin e madh Barcelonës

Ten Hag kërkon nga United t’i transferojnë edhe De Jong edhe Eriksen

Trajneri i ri në Old Trafford dëshiron pesë prurje të reja në total këtë verë, por forcimi në mesfushë për të është prioritet

Erik ten Hag ia ka bërë të qartë Manchester United që ai ka nevojë si për Frankie de Jong ashtu edhe për Christian Eriksen këtë verë, të cilën dyshe ai e sheh si kryesore për rindërtimin e mesfushës së skuadrës nga Old Trafford.

Ten Hag dëshiron që ta mbush skuadrën e United me lojtarë që kanë dhunti taktike e që ka qenë problem viteve të fundit, pasi që sistemi i tij është me mbajtje të topit.

United për këtë janë në ofensivë për ta blerë De Jong, por që Barcelona e vlerëson lart mesfushorin e që ka qenë një bllok për ta deri me tani.

Transferimi i Bernardo Silvas, Guardiola i jep lajmin e madh Barcelonës

Djajtë e Kuq kanë ofruar 51 milionë funte, ofertë që nuk i ka bindur mjaftueshëm katalunasit, e të cilët kërkojnë 86 milionë funte. Megjithatë, thuhet se një kompromis mund të arrihet për shifrat 64-73 milionë funte.

Teksa United janë në kërkim të synimeve të tyre ata ende nuk kanë arritur ta përfundojnë ndonjë marrëveshje, por që Eriksen, lojtar pa kontratë, është parë si alternativë e De Jong.

Por, ten Hag planifikon që ta transformojë tërësisht stilin e lojës së United, duke e mbështetur atë në posedimin e topit dhe jo në një futboll me kundërsulme siç e kishte bërë Ole Gunnar Solskjaer dhe Jose Mourinho.

Largimet e Paul Pogba, Nemanja Matic, Juan Mata dhe Jesse Lingard e kanë lënë atë më shumë hapësira që duhet të mbushen qysh në afatin e tij të parë kalimtar në këtë klub.