Këtë javë temperaturat deri në 33 gradë, por në këto ditë priten rrebeshe shiu me bubullima

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Këtë javë më nxehtë, por në këto ditë priten rrebeshe shiu me bubullima

Mot më i nxehtë do të mbajë këtë javë në Kosovë. Sipas Prishtina Weather, pasditeve në disa ditë pritet të ketë rrebeshe me bubullima.

Mot më i nxehtë por i paqëndrueshëm gjatë javës në vijim. Orëve të pasdites priten edhe rrebeshe me bubullima.

Megjithëse në parashikimet e javës së shkuar pritej që kjo javë të përshkohet me mot shumë të nxehtë, në ditët e fundit, kjo tendencë ndryshoi, sipas PW.

Parashikimi i Prishtina Weather:

Do të mbajë mot më i nxehtë, por jo edhe i qëndrueshëm. Orëve të para të ditës paraqitet mot kryesisht me diell, mirëpo orëve të pasdites, sidomos nga dita e martë deri të enjten, do të ketë edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima. Të martën mund të jenë më të izoluara, derisa ditën e mërkurë dhe enjte, edhe mund të karakterizohen si stuhi kalimtare, që mund të japin më shumë shi apo edhe hove më të fuqishme ere.

Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites në kushte të motit me më shumë kthjellime e diell, pritet të ketë rritje të ozonit sipërfaqësor.

Indeksi i rrezeve ultraviolete vazhdon me vlera shumë të larta edhe përgjatë kësaj jave, prandaj edhe rekomandohet që t’i shmangemi ekspozimit më të gjatë në diell orëve të mesditës.

20.06 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

21.06 – Kryesisht me diell. Pasdite vende-vende priten zhvillime të rrebesheve afatshkurta me bubullima.

22.06 – Nxehtë e pjesërisht vranët. Pasdite priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

23.06 – Pjesërisht vranët, me zhvillime të rrebesheve me bubullima.

24.06 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

Temperaturat në rritje. Minimalet luhaten ndërmjet 12C e 17C, e maksimalet nga 27C deri në 30C, e lokalisht edhe 32C e 33C.

Do të fryjë erë nga perëndimi e veriu dhe verilindja e lehtë dhe mesatare 4-10m/s, e të martën mesatarisht e fuqishme deri në 14m/s.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta me tendencë të rënies në fillim të javës.