Këto dy rrugë mbyllen të hënën në Prishtinë

Tadiq i reagon Vuçiqit: E interperetove vendimin e GJND-së sikur ata që përkrahin pavarësinë e Kosovës

Të hënën mbyllen dy rrugë në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar të shtunën se për shkak të akviteteve që do të mbahen me rastin e “Ditës së Evropës”, të hënën më 9 maj do të mbyllën dy rrugë të kryeqytetit.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për rrugët “George Bush” dhe “Garibaldi”.

“Për shkak të aktiviteteve të cilat do të mbahen me rastin e ‘Ditës së Evropës’ të hënën me datë 9 maj, prej orës 9.00 në mëngjes deri në orën 17:00, këto rrugë do të jenë të mbyllura: Rruga ‘George Bush’, duke vazhduar në drejtim të rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës. Aktiviteti “Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj mos hezitoni; merrni biçikletat trotinetet apo ecni në këmbë, dhe bashkojuni iniciativës për shënimin e kësaj dite!”, thuhet në njoftim.