Këto dy shtet të parat në Europë si vende ku feja është shumë e rëndësishme

Prostitucion në Prizren, vihen në pranga një burrë nga Kosova dhe një grua nga Shqipëria

Feja padyshim ka rëndësi të madhe për secilin.

Për qytetarët grekë dhe boshnjakë, feja është shumë e rëndësishme në jetën e tyre. Në një hartë që shfaq përqindjen e rëndësisë së religjionit në shtetet evropiane, prin Greqia me 55% dhe Bosnja e Hercegovina me 54%.

Shtetit i tretë me përqindjen më të lartë sa i përket rëndësisë së fesë është Rumania me 50%, pastaj Kroacia me 42%, Portugalia me 36%, Serbia me 34% dhe Polonia me 29%.

Feja është shumë më pak e rëndësishme te shtetet skandinave dhe baltike e poashtu edhe në Britani të Madhe, transmeton Gazeta Express.

Më së paku rëndësi ka feja në Estoni me 6%, Republikën Çeke 7% dhe Danimarkë me 8%.
Kurse, për Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut nuk ka të dhëna.