Këto janë 10 vendet europiane që ofron balancën më të mirë punë-jetë

Një studim mbi numrin mesatar të orëve dhe ditëve të punës ka zbuluar se cilat vende kanë stilet më të shëndetshme të jetesës. Pavarësisht nëse jeni aq i mërzitur me punën tuaj sa po planifikoni një ndryshim të plotë në karrierë ose jeni me fat që të kënaqeni duke shkuar në zyrë çdo ditë, ne […]

Këto janë 10 vendet europiane që ofron balancën më të mirë punë-jetë

Një studim mbi numrin mesatar të orëve dhe ditëve të punës ka zbuluar se cilat vende kanë stilet më të shëndetshme të jetesës.

Marketing

Pavarësisht nëse jeni aq i mërzitur me punën tuaj sa po planifikoni një ndryshim të plotë në karrierë ose jeni me fat që të kënaqeni duke shkuar në zyrë çdo ditë, ne të gjithë kemi nevojë për një ekuilibër të shëndetshëm të punës dhe kohës së lirë në jetën tonë.

Por aftësia juaj për të arritur atë ekuilibër të “pakapshëm” punë- jetë mund të varet gjithashtu nga kultura e punës e vendit tuaj. Disa vende madje kanë një ligj për “të drejtën e shkëputjes”, i cili i ndalon menaxherët të komunikojnë me punonjësit jashtë orarit të punës

Për t’ju ndihmuar të gjeni vendin më të mirë për ju, kompania ndërkombëtare e sigurimeve shëndetësore William Russell kreu një sondazh të vendeve më të mira për t’u zhvendosur. Si pjesë e kësaj, analizoi numrin mesatar të orëve dhe ditëve të punës në vitin 2022 për të deshifruar se cilat vende kanë balancën më të shëndetshme punë-jetë, dhe rezultatet janë këto.

Në vend të parë, me një mesatare prej 1341 orë pune ose 178 ditë në vit, është Gjermania ! Në vend të dytë vjen Danimarka, me një mesatare prej 1372 orë pune dhe 182 ditë në vit dhe në vend të tretë është Norvegjia me 1425 orë ose 189 ditë punë. Europa Veriore dominoi listën në përgjithësi, por ajo që ishte mbresëlënëse ishte se Turqia doli në vendin e dhjetë, me një mesatare prej 1,498 orë dhe 199 ditë pune.

. Këto janë dhjetë vendet kryesore me balancën më të mirë punë-jetë

Gjermania
Danimarka
Norvegjia
Holanda
Suedia
Austria
Islanda
Luksemburgu
Finlanda
Turqia

Marketing