Këto temperatura na presin në pesë ditët e ardhshme

Në Kuvend nesër diskutohet për Ligjin e Pagave

Një mot i qëndrueshëm po mbizotëron në vendin tonë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në 5 ditët e ardhshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celcius, raporton Gazeta Express.

Temperaturat maksimale pritet të sillen mes 8-13 gradë Celcius.
Sipas këtij instituti, të hënën dhe të martën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me shi ndërsa të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë

“Java e katër e muajit nëntor parashihet me mot të ndryshueshëm. Të hënën dhe të martën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me shi.

Të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë.

Të premten sërish parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të shiut.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Të mërkurën, në viset e ulëta do të ketë kushte për mjegull dhe mund të përsëritet edhe ditën e enjte. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet nga ky institut.

Lajme me shume...