Këto zona të Prishtinës mbesin pa ujë

Disa zona të Prishtinës mbesin pa ujë shkaku i dëmtimit të gypave

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se gjatë së dielës disa zona të kryeqytetit do të mbesin pa ujë për shkak të dëmtimit të gypave.

Bëhet fjalë për një rrjedhje uji në dy zona të ndryshme të kryeqytetit gjatë mëngjesit të sotëm.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, KRU “Prishtina”, ka njoftuar se sanimi i këtyre gypave ka filluar, por nuk ka bërë me dije se kur do të përfundojë.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke u marrë me sanimin e dy gypave të ujit, njëra në mes të rrugëve ” Rexhep Luci” dhe ” Luan Haradinaj” në Prishtinë dhe tjetra në rrugën ” Bajram Bahtiri” rruga që të shpie në fshatin Llukar. Sanimi i tyre ka filluar dhe shpresojmë të përfundojmë sa më shpejt. Si pasojë, pa furnizim me ujë janë rrugët e lartëcekura, deri në sanimet e defekteve të dy linjave”, thuhet në njoftim.