KGJK i kthen përgjigje KQZ-së: Të dhënat për 47 kandidatët për deputetë janë të gjitha të sakta


Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se sot pas mbledhjes së Komisionit, i ka kërkuar përgjigje shtesë Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të rikonfirmuar verifikimin e listave të kandidatëve për deputetë, që janë të dënuar sipas formës së prerë në tri vitet e fundit.

Daka ka treguar se Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka konfirmuar asaj se të dhënat për 47 deputetët të cilët iu është ndaluar fillimisht kandidimi për deputetë janë të sakta.

KGJK është shprehur se verifikimi i kandidatëve është bërë në bazë të të dhënave në databazë që i posedon KGJK-ja dhe se në atë databazë regjistrohen të gjitha aktgjykimet dhe sanksionet penale të shqiptuara me aktgjykim të formës së prerë.

Gjithashtu në këtë letër është thënë se KGJK ka marrë konfirmimin për saktësinë e të dhënave dhe të gjitha vendimeve të plotfuqishme që janë proceduar në databazë.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...