Kishte emrin e ngjashëm me trafikantin e dr*gës, shqiptari për pak dënohet me burg në Britani

Reklama

Një Gjykatë në Britaninë e Madhe do të kishte futur në burg njeriun e gabuar vetëm sepse emrat e dy shqiptarëve ishin të ngjashëm. Pashk Marku dhe Besart Qelia do të dënoheshin të dy për kultivim kanabisi nga Gjykata e Worcester.

Për shkak të pandemisë dhe gabimit të punonjësve të burgut, seanca gjyqësore u shty disa herë. Raportohet se Marku, 36 vjeç dhe Qelia, 34 vjeç, të dy pa një vendbanim fiks, ishin deklaruar fajtor për akuzën e “prodhimit të kanabisit” dhe pritej të dënoheshin.

Mirëpo, mediat e huaja shkruajnë se personeli i burgut solli një njeri të gabuar për t’u përballur me akuzën vetëm sepse emri i tij shqiptar tingëllonte njësoj me emrin e të akuzuarit.

Pas diskutimeve midis gjyqtarit dhe një oficeri burgu në kabinën e videolink, Recorder Millington tha: “Personi që keni arrestuar nuk është personi që duhet të paraqitet në lidhje me këtë çështje, por një person me një emër të ngjashëm.”

Gjykata nuk kishte kohë për të gjetur personin e burgosur dhe u zbulua se i akuzuari ishte regjistruar Marku Pashk kur në fakt emri i tij është Pashk Marku. Seanca e dënimit u shty për 22 mars për të lejuar përgatitjen e raporteve. Ndërkohë Marku u caktua në paraburgim.

The post Kishte emrin e ngjashëm me trafikantin e dr*gës, shqiptari për pak dënohet me burg në Britani appeared first on Zonë E Lirë.

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...