Kjo është gjendja e foshnjes, pas vdekjes së 24 vjeçares nga koronavirusi pas lindjes


Vdekja e 24 vjeçares nga COVID-19 pas lindjes, foshnja në gjendje stabile.

Një grua 24 vjeçare e prekur me COVID-19 ka ndërruar jetë sot në Mjekësinë Sportive 12 ditë pasi lindi foshnjën.

Drejtori i Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, ka thënë për Klankosova.tv se foshnja është në gjendje stabile aktualisht.

“Foshnja fillimisht ka qenë në hapësirën e veçantë të kujdesit intensiv të Klinikës Neonatologjike. Ka qenë në gjendje mesatarisht të rëndë dhe është trajtuar me oksigjen në presion. Aktualisht është në gjendje stabile”.

Gjendja e nënës u përkeqësua pas lindjes së foshnjës dhe nga Klinika e Gjinekologjisë është dërguar në Mjekësinë Sportive për t’u trajtuar për COVID-19.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...