Kjo është përbërja e mundshme LDK-së në Qeveri

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

LDK pritet që nesër të krijojë qeverinë e re.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka gjasa që sot, e premte, 1 Maj, të përcaktohet për emrat e ministrave të saj në Qeverinë Hoti. Nuk priten shumë ndryshime nga përbërje e ministrave që ishin në Qeverinë Kurti.

Siç ka mësuar Reporteri.net, ka një pajtueshmëri të madhe brenda LDK-së që ministra të saj të jenë Armend Zemaj, Anton Quni, Arban Abrashi, Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami dhe Vlora Dumoshi.

“Do të diskutohet edhe sot dhe do të kemi përcaktim final”, ka thënë një zyrtar i lartë i kësaj partie.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar dje Avdullah Hotin si mandatar për formimin e Qeverisë. Menjëherë Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar duke paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për të vlerësuar kushtetutshmërinë e këtij dekreti. Gjykata Kushtetuese pritet, siç mëson Reporteri, të vendos sot për masën e përkohshme apo jo. Një masë e përkohshme do të mund ta pezullonte procesin e formimit të Qeverisë deri në vendimin final të Gjykatës, e që do të merret disa ditë, shkruan Reporteri.

Por kjo mund të mos ndikojë në përcaktimin e LDK-së për emërimin e ministrave.

“Ne presim që të shtunën të mbahet seanca, ashtu sic kemi kërkuar”, ka thënë ky zyrtar i LDK-së

Sipas tij, Vlora Dumoshi me gjasë do të vazhdojë të jetë në Ministri të Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Meqë Ministrinë e Arsimit e merr AAK, Hykmete Bajrami po shqyrtohet për pozitën e Zëvendëskryeministres.

“Për Lumir Abdixhikun ka një pajtueshmëri që të jetë Ministër i Financave, Anton Quni të vazhdojë në Ministri të Mbrojtjes, ndërkaq sa i përket Arban Abrashit dhe Armend Zemajt ka mbetur për përcaktohet. Sa i përket Valbon Krasniqit, infektologu që është përfol për Ministër të Shëndetësisë do të vendoset sot poashtu”, ka thënë një zyrtar i lartë i LDK-së për Reporterin.

Ndërkohë, Nisma Socialedemokrate ka marrë tri pozita në Qeveri, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrinë e Tregtisë si dhe atë të Punës e Mirëqenies Sociale.

Në koalicion është thënë se do të jetë edhe AKR por nuk dihet se çfarë pozitash do të ketë. Minoritete serbe dhe joserbe gjithashtu do të kenë hise, por ende nuk është përcaktuar.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë 4 ministri dhe Zëvendëskryeministrin e Parë.

“AAK-ja do të udhëheq me katër ministri dhe me zëvendëskryeministrin e parë. Besnik Tahiri do të jetë zëvendëskryeministër i parë, Selim Selimi do të jetë ministër i Drejtësisë, Meliza Haradinaj, ministre e Jashtme, Ramë Likaj, ministër i Arsimit dhe Blerim Kuçi, ministër i Zhvillimit Ekonomik”, ka thënë kreu i saj Ramush Haradinaj.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !