Një video me një shitëse treg tashmë ka bërë bujë në rrjetet sociale në vendet e Ballkanit, gjegjësisht në ish-republikat jugosllave. Videoja e saj është shpërndarë dhe raportuar nga shumë media dhe bëhet fjalë për çmimet e tregut.
Ajo është ankuar sidomos nga ato femrat që vijnë dhe e pyesin për çmimet dhe i thonë se është shumë shtrenjtë.
“Vijnë dhe thonë se kjo është e shtrenjtë, kjo është e shtrenjtë, e ndërsa nuk është shtrenjtë kur paguajnë 300-400 marka për të fryrë buzët e tyre”, theksoi shitësja e revoltuar.
Ky rast ka ndodhur në tregun e Banja Llukës në Bosnjë-Hercegovinë. (INA)
Pa jel tako?
pic.twitter.com/5wFP5Ft5vk
— Vladimir Šušak (@susak74) May 2, 2022