Klinaku i fton protestuesit të qëndrojnë derisa të fillojë seanca

IKSHPK apelon: Bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka ftuar protestuesit të qëndrojnë në oborr të Kuvendit.

Kjo pasi në orën 13:00 vazhdon seanca plenare.

“Kërkoj që të qëndroni ju, sepse në orën 13:00 fillon prapë seanca dhe nuk duhet të largohemi. T’i tregojmë këtij pushteti se pa pjesëmarrjen tonë dhe ndryshim të ligjit, nuk është protesta jonë e fundit”, ka thënë Klinaku.

Sipas tij, nuk duhet të mbahet asnjë seancë plenare, derisa shkelen të drejtat e tyre dhe ligji. Ai ka bërë të ditur se janë pro edhe tërheqjes së mjeteve të trustit, ndërkohë që punëtorët e KEK-ut kanë kërkuar përmes protestës tërheqjen e kursimeve.

“Ne konsiderojmë që nuk duhet të mbahet asnjë seancë e Kuvendit të Kosovës, përderisa shkelet ligji, aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese nga ky kuvend, përderisa shkelen të drejtat ligjore të veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve. Ne i kemi në protestë edhe ata që po kërkojnë trustin, edhe ne si protestues jemi që të tërhiqet Trusti. Sepse Trusti është i qytetarëve e jo i pushtetarëve” tha ai.