Klubi i njohur evropian refuzon Ronaldon

Milan- Tomori, vjen konfirmimi i madh

Kahn thotë se kemi biseduar brenda klubit për Ronaldon, nuk përshtatet me filozofinë tone.

Drejtori i Bayern Munich, Oliver Kahn ka komentuar edhe një herë zërat që e lidhin Cristiano Ronaldon me skuadrën kampione të Gjermanisë.

Ikona bavareze, Kahn ka konfirmuar se ka pasur bisedime përbrenda klubit për të shqyrtuar situatën e CR7.

Megjithatë, vendimi i bordit ka shkuar kundër portugezit, pasi siç thotë Kahn, lojtari nuk përshtatet me planet që ka klubi.

Milan- Tomori, vjen konfirmimi i madh

“Ne kemi biseduar brenda klubit për Cristiano Ronaldon – e konsideroj si një nga futbollistët më të mirë ndonjëherë”, ka thënë Kahn, transmeton lajmi.

“Ne më pas erdhëm në konkluzion se, përkundër vlerësimit për Cristiano, ai nuk përshtatet në filozofinë tonë në situatën aktuale”, shtoi ish-portieri i Bayern.

Cristiano Ronaldo vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Manchester United. Chelsea dhe Atletico janë dy skuadrat që përmenden më shumë.