Kolona deri në 300 metra në hyrje të Merdares

Shumë mërgimtarë po detyrohen të presin edhe kësaj here në pikat kufitare me Serbinë, përcjell albinfo.ch.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimi Kufitar në orët e para të mëngjesit të sotëm (e enjte) ka kolona e pritje në pothuajse të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Merdare ku në hyrje të kësaj pike, bashkatdhetarët po detyrohen të presin 40 minuta. Kolona e automjeteve raportohet të jetë deri në 300 metra në hyrje, kurse në dalje 150.

Kolona të gjata ka edhe në hyrje të pikës tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, ndërkaq pritjet në këtë pikë janë më të vogla deri në 20 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet e tjera fqinje nuk ka pritje të gjata.

The post Kolona deri në 300 metra në hyrje të Merdares appeared first on Albinfo.