Komisioneri Europian: Dialogu fillon pas zgjedhjeve në Serbi

Komisioneri Europian thotë se dialogu pritet të fillojë pas zgjedhjeve në Serbi.

Komisioneri Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim nga Hungaria, Oliver Varhelyi, tha se zgjidhjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë do të mund të zgjidhen pas zgjedhjeve të Serbisë, që do të mbahen më 21 qershor të këtij viti.

Ai në një intervistë për DË tha se në samitin virtual të BE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet sot duhet të dërgohet një sinjal i qartë: BE kërkon të investojë në mënyrë strategjike megjithë krizën e koronavirusit, njofton Klan Kosova.

“Besoj, se do të kemi një mundësi pas zgjedhjeve në Serbi (21.qershor 2020, shën.red.). Shpresoj që pastaj të fillojmë shumë shpejt të punojmë për një zgjidhje. Kam parë sinjale shumë pozitive në lidhje me virusin Corona. „Korsitë e gjelbra” që u ngritën në të gjithë unionin për lëvizjen e lirë të mallrave dhe kamionëve të transportit janë ngritur po ashtu edhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ky është një sinjal pozitiv shumë premtues, kur të bëhet fjalë që të zgjidhim edhe problemet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Ai po ashtu foli edhe për rolin e SHBA-së në negociatat Kosovë-Serbi duke thënë se SHBA është një partner strategjik i BE-së.

“Shikoni këtu nuk bëhet fjalë për një garë. Ky problem është shumë më i rëndësishëm, se pyetja, se kush do të marrë kurorën e dafinave në fund me suksesin e negocimit. E rëndësishme është që të kemi një zgjidhje. Ne jemi partnerët strategjikë të SHBA në këtë rajon dhe duhet të punojmë së bashku. Për sa i përket kontributit tim, jam më se i gatshëm që të luaj një rol këtu. Do të angazhohem as më shumë të jetë e mundur”.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në ktë link:

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !