Kompania shqiptare kryen testime masive në Luksemburg

Luksemburgu bëhet vendi i parë që nis një testim sistematik mbarëkombëtar si pjesë e një programi të hartuar nga Task Forca e tij kundër COVID-19. Laboratorëve Réunis Luksemburg dhe Ecolog International u është besuar nga Instituti I Shëndetësisë kryerja e analizave laboratorike si dhe testimet në shkallë të gjerë.

ECOLOG International, e cilësuar si kompani lidere për shërbime të integruara, shërbime mjedisore, teknologji, logjistikë, menaxhim objektesh, inxhinieri dhe ndërtim, i përket familjes së njohur shqiptare në Maqedoni, Destani.

Ajo ka realizuar mbi 1,100 projekte dhe aktualisht është aktive në më shumë se 36 vende, duke llogaritur në një grup të angazhuar prej 12,000 punëtorësh të shpërndarë në pjesë të ndryshme të botës. Pas saj qëndron sipërmarrësi I suksesshëm Lazim Destani, I lindur në Tetovë, I cili e ngriti biznesin e vet të parë në Gjermani në 1987-tën.

Ecolog do të ngrejë në Luksemburg 17 stacione testimi me një kapacitet deri në 20,000 teste në ditë për rezidentët dhe forcën ndërkufitare të punës. Programi i siguron të gjithë popullatës mundësinë për t’u testuar për COVID-19, cka konsiderohet një ndihmë e vyer në luftën kundër pandemisë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !