KONFIRMOHET: Mane lojtar i Bayern Munchen!

“Çmendet” United, ofron 70 milionë euro për yllin e Barcelonës

Ka qenë e vështirë, por duket se më në fund Bayern ia ka dalë.

Pas negociatave intensive, klubit gjerman do t’i bashkohet Sadio Mane, i cili do t’i paguajë Liverpoolit më shumë se 30 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Klubi anglez ka bërë gjithçka për ta mbajtur në skuadrën e tij sulmuesin afrikan, por nuk ka mundur. Dëshira e tij ishte ndryshimi i pamjes dhe tani do të jetë Bundesliga ajo që do ta shijojë talentin e tij.

“Çmendet” United, ofron 70 milionë euro për yllin e Barcelonës

Nuk janë më vetëm mediat ato që e kanë marrë këtë marrëveshje si të mirëqenë. Tashmë direkt e ka bërë drejtori sportiv i skuadrës bavareze, Hasan Salihamidzic.

“Po, Sadio Mane po vjen te Bayern Munich”. Kështu ka qenë i prerë menaxheri gjatë një interviste për ‘Sky Sports’. Kështu duket se ardhja e tij në Allianz Arena është thjesht çështje kohe./ORAinfo/