Konjufca: Demarkimi i kufirit me Malin e Zi nuk është çështje e kryer

Konjufca për ambasadorin Berishaj: Nuk do të shkarkohet deri në momentin kur të vërtetohet fajësia

Demakracioni vazhdon të jetë temë diskutimi.

Kryetari i Kuvendit të Ksoovës, Glauk Konjufca, ka thënë se çështja e demarkimit të kufirit me Malin e Zi nuk është çështje e kryer. Ai tha se ende duhet të takohen komisionet shtetërore për shënjimin e kufirit dhe se votimi në Kuvend në vitin 2017 nuk ishte për përfundimin e kësaj teme.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se kjo temë është e kryer për të dhe tha se Kosova duhet të kërkojë fajtorët tek vetja për këtë punë. Ndërkohë në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se do ta diskutonte këtë çështje me Abazoviqin, para se ai të merrte detyrën. Konjufca thotë se për fat të keq deputetët e kanë votuar demarkimin në Kuvend.

“Po çështja në kuptimin e vendimmarrjes së parlamentit, gjithkush konsideron se është e kryer. Deputetët kanë marrë fatkeqësisht një vendim. Kur shtetet marrin vendim është procedurë shumë e vështirë të kthehen parapa. E kur marrëveshjet ndërkombëtare kthehen prapa atëherë shtetet mund të shfaqin armiqësi sikur tërheqja e ambasadorëve e pastaj diçka më të madhe. Kosova ka kaluar nëpër një proces ku faza finale nuk është ngritja e duarve nga deputetët.

Pastaj komisionet shtetërore të takohen dhe të vendosin në mënyrë konkrete që në princip të merren vesh palët. Aty është një pjesë kogja e madhe e territorit dhe nuk është që shihet si vijë nga aeroplani. Duhet të kemi shumë kujdes”, tha Konjufca në RTK.

“Nuk është se i kemi ngritur duart dhe e dhamë tokën. Komisionet shtetërore duhet të takohen dhe ta përfundojnë. Asnjë koordinatë gjeografike nuk është përfunduar me duart e deputetëve. Duhet të kemi kujdes por edhe ta ruajmë cdo pjesë të territorit të Kosovës”, përfundoi ai.