Konjufca flet për vdekjen e Sassolit: Do të mbahet mend për politikë të balancuar e pragmatike

Glauk Konjufca për vdekjen e Sassolit: Do të mbahet mend për politikë të balancuar e pragmatike.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllim për vdekjen e kryetarit Parlamentit Evropian, David Sassoli, ku tha se vdekja e tij e ka tronditur.

Konjufca ka thënë se Sassoli do të mbahet mend për politikë të balancuar e pragmatiste, për bashkëpunim dhe respektim të ndërsjellë ndërmjet popujve dhe vendeve.

“Me tronditi lajmi për vdekjen e kryetarit të Parlamentit Evropian, z.David Sassoli. Presidenti Sassoli do të mbahet mend për politikë të balancuar e pragmatiste, për bashkëpunim dhe respektim të ndërsjellë ndërmjet popujve dhe vendeve. Duke çmuar kujtimin për z.Sassoli, për veprën e punën e tij për avancimin e demokracisë dhe për paqen e stabilitetin global, shpreh ngushëllimet e mia dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës familjes, miqeve dhe bashkëpunëtorëve të tij për këtë humbje të madhe”, ka shkruar Konjufca, në “Facebook”.

Sassoli ka vdekur sot në moshën 65-vjeçare, pasi nga dhjetori i vitit të kaluar ishte duke u trajtuar në një spital në Itali për një sëmundje të rëndë.

Lajme me shume...