Konjufca thotë se Gjykata Speciale s’është hiç e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se mënyra si po funksion Gjykata Speciale karakterizohet me defekte të shumta.

Ai thotë se e ka krijuar përshtypjen se si është e Kosovës ajo gjykatë, sipasj tij, ajo nuk është hiç e Kosovës

“Pra, unë isha atje dhe prej një vështrimi e kam krijuar përshtypjen si është e Kosovës ajo gjykatë, ajo nuk është hiç e Kosovës. Si është e Kosovës, në çfarë mënyre është e lidhur me vullnetin e popullit”, tha Konjufca në ATV.

“Problemi është që ka defekte elementare brenda gjitha shkallëve. Ligjshmëria dhe kushtetutshmëria duhet të kërkohen gjithmonë, jo bërë ta zhbërë këtë gjykatë, nuk e thonë as ata vet që janë të akuzuar, këtë gjykatë vetëm ta bëjmë më funksionale”, shtoi ai.

Kryekuvendari tha se kjo gjykatë duhet të bëhet më e ndershme, ndërsa sipas tij, ka indikacione shqetësuese që procesi nuk është i ndershëm.

“Kur e lexon njeriu aktakuzën ku thuhet se armiqtë e UÇK-së kanë qenë katolikët, mua më duket skandaloze dhe që është kundër Kosovës…Të gjithë e dinë karakterin e luftës së UÇK-së…Shteti i Kosovës nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj pretendimeve të tilla, ne nuk duhet ta lozim spektatorin e sjellshëm. Këto pretendime i kam përjetuar si ofendim”.