Koronavirusi e bën më të pasur se kurrë, si i fitoi paratë Jeff Bezos

Mbi 30 milionë amerikanë kanë mbetur të papunë dhe numrat janë ende në rritje si pasojë e koronavirusit, por kriza nga COVID-19 miliarderët po i bën edhe më të pasur se kurrë.

Koronavirusi ka infektuar më shumë se 3.5 milionë njerëz në të gjithë botën, dhe kostoja e tij ekonomike nuk mund fillojë të matet ende.

Pronari i Amazon, Jeff Bezos, tashmë njeriu më i pasur në botë me pasuri personale diku prej 145 miliardë dollarësh, po shijon një rritje të papritur në pasuritë e tij, pasi më shumë njerëz po bëjnë blerje nga shtëpitë e tyre.

Amazon ka raportuar të ardhura prej 75.5 miliardë dollarësh për tremujorin e parë të vitit 2020.

Bezos, i cili ishte personi i parë që kishte pasuri me një shifër prej më shumë se 100 miliardë dollarësh, do të bëhet trilioneri i parë.

Ai planifikon t’i rrisë edhe më shumë të ardhurat e tij. Ai ka njoftuar se Amazon aktualisht planifikon t’i investoj të gjitha të ardhurat e tij nga tremujori i dytë i vitit 2020 në kompaninë e tij, të ardhura që pritet të jenë më shumë se 4 miliardë dollarë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !