Koronavirusi në Shqipëri: Pesë viktima dhe 660 raste të reja

Pesë viktima dhe 660 raste të reja me koronavirus në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit, 660 persona kanë rezultuar me koronavirus nga 3695 testime të kryera në terren, dhe 5 të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes infektuese në Shqipëri.

Më së shumti raste të reja sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë konfirmuar në Tiranë – 250, Vlorë 39, Kurbin 34, Durrës dhe Lushnje nga 33 raste, etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 386 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39.246 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve pesë qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 nga Tropoja, 1 nga Vlora, të moshave 48-74 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 65.994 raste, prej tyre 39.246 janë shëruar, 25.487 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 1.261 pacientë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !