Kosova dhe Izraeli nënshkruajnë tre memorandume mirëkuptimi për këto fusha

Disa vetura dhe një autobus përfshihen në aksident në magjistralen Prishtinë – Podujevë

Kosova dhe Izraeli kanë nënshkruar sot tre memorandume mirëkuptimi në mes të dy vendeve.

Nëshkrimi i tyre u bë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid.

MPJD përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se këto memorandume janë nënshkruar për bashkëpunim në arsim, shkencë e kulturë.

Memorandumi tjetër përmban një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në shumë fusha si dhe bashkëprodhimi e filmave, dhe shumë të tjera që do të vijnë.

Gërvalla gjatë takimit me homologun e saj izraelit deklaroi se Izraeli ka një vend të veçantë në zemrat e popullit kosovarë.

“Izraeli ka një vend të veçantë në zemrat e popullit tonë. Ne përcollëm vlerësimin tonë më të thellë për përpjekjet e tyre për të promovuar Kosovën”, citohet të ketë thënë Gërvalla.

Ministrja sot ka vizituar edhe Qendrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit, Yas Vashem. Aty ajo u njoh me historinë e Holokaustit përmes Muzeut Historik, ku vendosi një kurorë me lule në sallën përkujtimore si dhe mbajti një fjalim në memorialin e fëmijëve.