Kosova dhe Serbia afër marrëveshjes për rrymën në veri

Mes Kosovës dhe Serbisë shpejtë mund të arrihet një marrëveshje.

Java e ardhshme mund të qartësojë çështjen e faturimit dhe inkasimit të rrymës, për katër komunat veriore të Kosovës.

Për këtë, pala kosovare dhe ajo serbe, janë afër arritjes së një marrëveshje për të nisur zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë.

Megjithatë, kreu i ekzekutivit kosovar u tregua kur foli për dakordimin e mundshëm, i cili nuk do të ndryshojë marrëveshjet e arritura mes palëve në Bruksel më 2013 dhe 2015 për këtë punë, njofton Klan Kosova.

Albin Kurti tha se duhet pasur kujdes që as me hamendësime dhe as me gjysmë të vërteta të mos dëmtohet procesi ditëve në vijim, meqë sipas tij po kërkohen pretekste për të devijuar nga marrëveshja e cila është afër të arrihet.