Home / BOTA

BOTA

BOTA

Zhdukja e gazetarit saudit, këto janë detajet me të reja

Një nga pjesëtarët e grupit prej 15 personash që dyshohet se mbyten dhe zhdukën gazetarin saudit, Jamal Khashoggi, ka humbur po ashtu jetën në një aksident në Arabinë Saudite, sipas mediave turke, duke shkaktuar dyshime të mëtejshme për ngjarje.Meshal Saad al-Bostani, një lejtnant 31-vjeçar në Forcën Ajrore Mbretërore Saudite, besohet të ketë humbur jetën në një aksident “të dyshimtë me makinë” në kryeqytetin saudit Riad, thanë burimet për gazetën turke pro qeveritare, “Yeni Safak”, e cila ka publikuar në vijimësi detaje tronditëse.Kamerat e sigurisë kanë identifikuar ushtarakut saudit duke kaluar në aeroportin e Ataturkut të Stambollit më 2 tetor.Ai, së bashku me 14 shtetas të tjerë saudit, dyshohet se erdhën dhe u larguan nga Turqia në të njëjtën ditë dhe janë akuzuar nga policia turke që kanë torturuar dhe mbytur Khashoggi pasi hyri në konsullatën saudite.“Daily Hürriyet” shkruan të enjten se konsulli i përgjithshëm i Arabisë Saudite, Abdullah al-Otaibi, mund të jetë “ekzeku..

Read More »

Avionit me të cilin po udhëtonte Melania Trump i del tymi, bën ulje emergjente

Avioni që bartte Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trup, është detyruar të bëjë ulje të papritur pasi kabina është mbushur me tym.Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, një zëdhënës i Trumpit, ka thënë se tash gjithçka është në rregull dhe të gjithë janë mirë. Sipas zëdhënësit, ka qenë vetëm një “çështje e vogël mekanike”.Një gazetar i NBC-së ka thënë se të gjithë gazetarëve në bord iu është dhënë nga një peshqir i lagur për ta vënë në fytyrë nëse tymi bëhet shumë i dendur, transmeton Koha.net.Melania Trump është dashur të udhëtojë në Filadelfia për të takuar familjet e prekura nga abuzimi me opiod, por avioni presidencial është kthyer në bazën ajrore në Merillend, nga ku është nisur.

Read More »

Pas mosmarrëveshjeve me kryeministrin, jep dorëheqje ministri i njohur

Një ditë pas përplasjeve me ministrin e Mbrojtjes Panos Kamenos për marrëveshjen e Prespës, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka dhënë dorëheqjen.Mediat greke raportojnë se Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit.Debati i djeshëm ndodhi gjatë mbledhjes së këshillit ministror të Greqisë, pasi Kotzias deklaroi se Kamenos ‘fut hundët në politikën e jashtme’. Ndërkohë, ministri Kamenos ishte shprehur se marrëveshja e Prespës, duhej pas zgjedhjeve. Pas debateve të krijuara në sallë, reagoi edhe zëdhënësi i Qeverisë greke përmes një deklaratë publike.“Të zbresë nga ‘treni’ i qeverisë kush është mërzitur. Në kemi drejtim e destinacion të qartë. Kush nuk dëshiron destinacionin, të zbresë”, tha në emër të qeverisë greke zëdhënësi. Tashmë pritet qëndrimi i Tsipras pas dorëheqjes së ministrit të Jashtëm.

Read More »

LAJMI I FUNDIT: Fundoset një anije në Durrës

Një anije peshkimi 20 metra e gjatë me tonazh 60 tonë u fundos në portin e Durrësit në kalatën lindore vetëm pak minuta pasi ishte sjelle aty nga deti ku kishte pësuar defekt.Pronari i anijes së quajtur “Klodi” kishte kërkuar ndihmën e rimorkiatorit për të ankoruar në breg peshkatoren pasi kishte pësuar defekt në det.Pasi anije u ankorua në kalatën lindore aty ku gjendej ish kantieri i riparimit të anijeve, ajo u fundos pasi kishte futur shumë ujë në ambientet e brendshme të saj.Taulant Allka, kapiten i portit të Durrësit tha se kapiteni i anijes po punon dhe ka kontraktuar vinçat për të nxjerrë anijen e për të bërë riparimin e saj. Në portin më të madh të vendit problemi me i madh i të gjithë industrisë se peshkimit është mungesa e një kantieri detar për riparimin e anijeve të peshkimit, shkruan News 24.Ish-kantieri ku ndërtoheshin dhe riparoheshin anijet u privatizua nga një kompani private, e cila në mënyrë arbitrare kantierin e shkatërroi duke e çuar për shkrirje në metalu..

Read More »

Projektligji i ri, fëmijët do ta nisin shkollën nga mosha 3-vjeçare

Fëmijët në Francë do ta nisin shkollën nga mosha 3-vjeçare. Projekt-ligji i ri i dërguar në parlament nga ministri francez i arsimit Jean-Michel Blanquer përcakton nisjen e mësimdhënies së detyrueshme në kopshtet publike dhe private.Jean-Michel Blanquer, ministër francez i Arsimit: Është një masë emblematike që do të hyjë në fuqi që prej vitit shkollor 2019 që është shkolla e detyrueshme për fëmijët që në moshën 3 vjeçare. Mësimdhënia e detyrueshme është një vendim historik nga ana e presidentit.Arsimi i detyrueshëm në moshën 3 vjeçare, është një premtim i presidentit Emmanuel Macron. Për shefin e Elizesë, fëmijët në atë moshë nxënë më shumë dhe në mënyrë më të shpejtë.Megjithatë nisma ka hasur kundërshti, për vështirësitë në zbatimin e saj dhe për kostot ekonomike. Ky vendim vjen pak muaj pas atij për të ndaluar celularët dhe pajisjet teknologjike në bankat e shkollave të ciklit të parë, që gjithashtu ngjalli debat të gjerë në Francë.

Read More »

E humben rrugën dhe u bllokuan në humnerë, ja si u shpëtuan në Theth turistët e huaj

Dy turistë të huaj janë shpëtuar nga policia e Shkodrës në Theth.Mësohet se ata kishin ngatërruar rrugën dhe kishin mbetur të bllokuar në një humnerë.“Në orët e mbasdites së djeshme është marrë njoftimi se në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, në afërsi të Bjeshkëve të Rragamit, dy turistë F.A., 29 vjeç nga Brazili dhe E. C., 27 vjeçe nga Zelanda e Re kanë ngatërruar rrugën dhe kanë mbetur të izoluar në një zonë të thepisur humnerë”, njofton policia.Nga shërbimet e Policisë në Theth bashkë me banorët e zonës pas pesë orë kërkimesh, ku turistët kishin ndezur dhe zjarr për të orientuar Policinë, u bë e mundur gjetja e tyre në afërsi të një humnere, si dhe transportimi i tyre në Theth ku ju bashkuan turistëve të tjerë pa asnjë problem me shëndetin.Dy turistët kanë falenderuar Policinë dhe banorët për gjithçka bënë për ti shpëtuar, pasi gjendeshin në kushte të vështira dhe në rrezik për jetën, pa ujë dhe ushqime, si dhe të kërcënuar nga kafshët e egra në atë mjedis ku ndodheshin.

Read More »

I mbushur me plotë fëmijë autobusi përfundon në pishinë

Një kafshë e ngordhur në rrugët e Floridës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është bërë shkak për një aksident mes një autobusi me fëmijë dhe një fuoristrade.Autobusi i shkollës u rrëzua në një pishinë pas përplasjes me mjetin tjetër. Policia beson se shoferi i fuoristradës ishte përpjekur të shmangte goditjen e një kafshe të ngordhur që ndodhej në rrugë në momentin që ndodhi aksidenti.Në momentin e incidentit në autobus ndodheshin 9 fëmijë. Fatmirësisht, asnjë nga nxënësit dhe as shoferi i autobusit nuk u lënduan ndërsa drejtuesi i fuoristradës ka marrë disa plagë të lehta në trup.

Read More »

E papritur: Vendi përfshihet nga përmbytje të mëdha, ka edhe viktima

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në rajonin Od, në jug të Francës. Autoritetet lokale kanë deklaruar se shirat e disa muajve ranë në vetëm pak orë gjatë natës, duke lënë rrugët të bllokuara.Një murgeshë u rrëmbye nga ujërat e lumit Od, ndërsa një police që po përpiqej të menaxhonte trafikun e rënduar si pasojë e motit u godit nga një motor që humbi kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë, në qytetin Albi.Prefekti i rajonit, Alan Thirio ka deklaruar se njerëzit janë detyruar të ngjiten në tarracat e shtëpive dhe do të evakuohen nga ajri, pasi me varkë është shumë e rrezikshme.Në një lokalitet tjetër të rajonit jugor, një person mbeti i plagosur pasi shtëpia ku ndodhej u shemb. Përmbytjet janë më të këqijat që zona ka përjetuar në më shumë se 100 vjet.Shirat e dendura nuk janë të rralla në këtë periudhë të vitit, por këtë herë dëmet kanë qenë më të mëdha për shkak të shtëpive të shumta të ndërtuara në shtigjet ku kalojnë ujërat.Banorëve të zonave më të..

Read More »

Humbi zgjedhjet në Bavari, Merkel befason me deklaratën e fundit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha të hënën se humbja e madhe e aleatëve të saj konservatorë në rajonin e Bavarisë tregon se votuesit e kanë humbur besimin në qeveri dhe premtoi se do të luftojë për ta rifituar atë.“Mësimi im nga kjo është se unë, si kancelare, duhet të siguroj rikthimin e besimit. Do të punoj për këtë me gjithë energjinë që kam”, tha Merkel në një ngjarje të përfaqësuesve të industrisë gjermane.Komentet vijnë pasi partia simotër e Merkelit pësoi të dielën humbje të madhe në zgjedhjet shtetërore të Bavarisë, duke shkaktuar pasiguri në koalicionin qeverisës.Me gati të gjitha votat e numëruara, Unioni i Krishterë Social humbi shumicën absolute në Parlamentin e Bavarisë, të cilën e ka që nga viti 1957.Të Gjelbrit u ngritën në vendin e dytë, ndërsa partia anti-migrante Alternativa për Gjermaninë do të futet për herë të parë në Parlamentin bavarez.Sipas analistëve, shoqëria gjermane ka nisur të ndahet thellësisht që nga viti 2015, kur Merkel ka hapur dyert e ..

Read More »

Humbin jetën gjashtë persona nga stuhia e fuqishme

Gjashtë persona kanë humbur jetën në stuhi me të reshura të mëdha e cila e ka kapluar mbrëmë dhe sot në mëngjes rajonin jugor të Francës Od, kanë kumtuar zyrtarët bilancin e ri të viktimave.Më herët shefi i rajonit Od Alain Thirion ka thënë se në stuhi, për shkak të cilit është dhënë shkalla e kuqe e paralajmërimit, ka pësuar një grua dhe se edhe dy persona llogariten si të zhdukur, si dhe që një person është lënduar në rrënoja.Sot në mëngjes lumi Od është rritur në nivelin më të lartë prej vitit 1891, gati shtatë metra, është thënë për agjencinë France Press në shërbimin për përcjellje të nivelit të ujërave “Vigicrues”.Thirion ka thënë për televizionin BVMTV se disa prej viktimave si duket kanë pësuar nëpër përmbytje.Ai ka thënë se lumi Od është rritur mbi gjashtë metra dhe se përmbytjet në disa raste ishin aq të forta saqë shërbimet për shpëtim nuk kanë mundur të depërtojnë.Në këtë rajon, në afat prej disa orëve sasia e shiut i cili ka rënë ishte aq sa bie zakonisht për dis..

Read More »