Home / KOSOVA

KOSOVA

KOSOVA News

Institucionet e Kosovës s’e kanë idenë se si të veprojnë me kryetarët serb të dorëhequr

Institucionet nuk e kanë ende idenë se si të veprojnë me katër komunat veriore në të cilat kanë dhënë dorëheqje kryetarët e tyre.Sot bëhen pesëmbëdhjetë ditë prejse kryetarët e katër komunave veriore kanë dhënë dorëheqje, ndërkohë Zyra Ligjore në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ende nuk ka dalë me vendim nëse duhet të pranohen këto dorëheqje ose jo, pasi në dorëheqje kryetarët serbë të këtyre komunave i janë referuar Republikës së Kosovës si “Kosova e Metohija”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.Por, mosdhënia e verdiktit nga Zyra Ligjore në MAPL po e zgjat kohën e vakumit institucional në atë pjesë të Kosovës, pasi nuk dihet nëse do të ketë zgjedhje të reja në katër komunat veriore.Referenca “Kosova e Metohija” në dorëheqjet e kryetarëve veriorë pavarësisht që mohon Kosovën Republikë, vlerësohet që nuk duhet të jetë arsye për mospranimin e dorëheqjeve dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.Se si do të veprohet më tutje me komunat në veri gazeta “Zëri” ka dërguar pyetje në Mi..

Read More »

Adrian Maraj nga Istogu vuan nga një sëmundje e rëndë, kërkohet ndihma juaj

27 vjeçari, Adrian Maraj nga Vrella e Istogut, vuan nga Dg NEURALGIA PERSTENSPARETIS THORACIS secravich pp.pectus excavatum.Pas dy operacione, Adriani duhet operuar urgjent jashtë vendit për të tretën herë, pasi që operacioni itretë është i rrezikshëm, dhe duhet të kryhet në spitalin “Medicana Hospital”,në Turqi.Për operimin e tij në Turqi nevojitet shuma prej 30.000 euro, dhe të ardhurat për familjen e Adrianit janë të pa përballueshme.Nga ana tjetër, jetae tij çdo ditë e më shumë po përkeqësohet, andaj jeta e tij varet edhe nga njerëzit vullnet mirë.Kërkojmë ndihmën tuaj, t’ia kthejmë buzëqeshjen Adrianit që të jetojë me të gjithë si ne!Nr. i xhirollogarisëACCOUNT NUMBER1506001005293811SWIFT CODE RBKOXKPRXXX IBAN NUMBER XKO51506001005293811Ardian Maraj Nr.kontakues +38344407425

Read More »

Kjo është porosia e ambasadorit gjerman në Beograd për Kosovën dhe Serbinë

Kosova dhe Serbia po vazhdojnë të qendrojnë larg pajtimit mes vete.Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, ka thënë se pa pajtim mes popujve në shtetet e ish-Jugosllavisë nuk ka as të ardhme për rajonin.Në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas”, Schieb ka folur edhe raportet mes Kosovës e Serbisë dhe situatën momentale.Ai thotë se fatkeqësisht, situata momentale është e tendosur, por shton se është me rëndësi që të dyja palët të përmbahen nga deeskalimi dhe t’i rinisin bisedimet, transmeton Koha net.“Edhe pse, ndoshta, duket se dialogu mes presidentëve Vuçiq e Thaçi ka hyrë në qorrsokak, besoj se arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës është e mundshme. Sipas mendimit tim, tani është me rëndësi që të dyja palët të përqendrohen sërish në tema thelbësore që janë të rëndësishme për përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë dhe në Serbi. Që të bisedohet hapur për mendime të ndryshme dhe në fund të gjendet zgjidhja. Shumë më e ..

Read More »

Liberalizimi i vizave, Holanda kundër, Greqia pro!

Liberalizmi i vizave nuk pritet të ndodh në fund të këtij viti.Dy shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca nuk janë angazhuar të flasin për Ballkanin Perëndimor e Kosovën, në debatin e së hënës të Këshillit të Ministrave të BE-së.Ata që kanë folur, kanë shprehur shqetësimin e tyre për planet e Prishtinës për të votuar të premten, shndërrimin e FSK-së në Ushtri, duke përmendur mundësinë për tensione të reja.Kur është folur për Kosovën, pashmangshëm është përmendur liberalizimi i vizave. Burimet nga kryeqyteti evropian i kanë thënë KTV-së se shtete si Kroacia, Lituania e madje edhe shteti mosnjohës, Greqia, kanë folur në favor të vendimit pozitiv për vizat.Spanja, në diskutim, ka kërkuar zgjidhje për faktin që ajo nuk i njeh pasaportat e Kosovës, nëse dhe kur të ndodhë liberalizimi.Por, kundërshtari kryesor dhe më i fuqishëm për liberalizimin, ka dalë Holanda, duke kërkuar më shumë kohë e punë deri në marrjen e vendimit.Shefat e diplomacisë evropian..

Read More »

Kryeministri Haradinaj thotë se s’ka paqe pa ushtri!

Kosova do tw bëhet me ushtri me 14 dhjetor.Kryeministri Ramush Haradinaj për ushtrinë e re të Kosovës tha se do të jetë kontribuues për të krijuar paqe në botë.“Nuk mund të jesh i qetë dhe i sigurte, nuk mund ta ndihmosh paqen dhe stabilitetin në botë pa pasur paqe, duke pasur ushtrinë tënde.”, tha kryeministri Haradinaj për Associated Press.Në artikullin e agjencisë së lajmeve Associated Press shkruhej se si Sekretari-Gjeneral i NATO-së kishte bërë presion që ushtria e Kosovës të mos themelohet, transmeton Indeksonline.Ushtria e re e Kosovës do të ketë 5000 trupa, 3000 rezervistë dhe 98 milionë euro buxhet.Presidenti serb Aleksander Vuçiq kishte thënë që themelimi i ushtrisë është provokim dhe do të sjellë trazira në regjion.Përkundër presionit të bërë nga Serbia, dhe sekretari i NATO-së por me përkrahjen e SHBA-ve, Kosova do ta ndërmarr këtë hap të guximshëm dhe shumë të rëndësishëm me 14 dhjetor.

Read More »

Shkumbin Demaliaj befason, thotë se Gjykata Speciale është edhe për krime ekonomike

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka thënë se Gjykata Speciale është edhe për krime ekonomikeIsh-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka folur për aktakuzat e mundshme të Gjykatës Speciale.Demaliaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ky institucion nuk do të merret vetëm me krimet e supozuara të luftës në Kosovë.“Kjo gjykatë nuk është vetëm për krime lufte”, është shprehur ai.“Është edhe për krime ekonomike”, ka thënë Demaliaj në T7.Sipas tij, Gjykata Speciale do të merret edhe me rastet e “keqpërdorimit të fondeve të ndryshme të luftës dhe të tjera që s’kanë qenë të destinuara për luftën”.Ai ka thënë se Specialja mund të hetojë krime që supozohet të jenë kryer deri më 2002.

Read More »

Gjenerali Rrahman Rama flet për mbështetjen qe ka FSK për t’u bërë ushtri

Republika e Kosovës pritet të bëhet me ushtri këtë të premte me 14 dhjetor.Me këtë rast, gjeneral-lejtënant Rrahman Rama, komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe komandant i ardhshëm i Ushtrisë së Kosovës, ka thënë se janë gati për transformimin në Ushtri.Ai duke thënë këtë ka lënë po ashtu të kuptohet se kanë edhe përkrahje të NATO-s ngase FSK, sipas tij, është produkt i Aleancave Veri Atlantike.“Ne jemi njëfarë forme si fëmiëjt e NTAOS…dhe të gjitha këot kapacitete që i kemi aktualisht janë prej NATO-s dhe aktivitetet që i bëjmë ne janë pjesë e NATO-s dhe ne i kmi marë yhvillud he për at ëjemi në terren dhe jemi të gatshëm të jemi një ushtri”, ka thënë për emisionin “Zona B” në Klan Kosova.Ai po ashtu ka thënë se kanë 14 marrëveshje bileterale me partnerët.

Read More »

Ambasadori amerikan porosit: Luftojeni vet korrupsionin

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka thënë se nuk mund të presim që të tjerët ta luftojnë korrupsionin në emër të Kosovës.Kosnett, në një fjalim në premierën e dokumentarit “Korrupsioni, askush mbi ligjin”, prodhim RTV Dukagjinit në bashkëpunim me ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, ka thënë se çdokush në Kosovë qoftë organizatë apo qytetar ka për detyrë të luftojë korrupsionin në mënyrën e vet.“Ka shumë mënyra për të luftuar korrupsionin. Inovacioni, kreativiteti janë ndër përbërësit kyç në luftimin e korrupsionit në të gjitha format. Në Kosovë ka persona që tashmë janë kyçur në këtë punë thelbësore”, tha ai.Kosnett ka thënë se nuk mund të pritet nga të korruptuarit të heqin dorë nga veprimet e tyre, pa u përballur me ligjin.“Duhet ta pranojmë se nuk duhet të qëndrojmë anash e nuk mund të presim që individët e korruptuar të ndryshojnë sjelljen e tyre. Por, nuk mund të presim që edhe të tjerët ta luftojnë korrupsionin në emrin tonë”, tha ai.Ambasadori amerikan ka thënë se luftim..

Read More »

Kastrati tregon për çka do të përdoren automjetet ushtarake amerikane

Ushtria e Kosovës pritet që të formohet nga dita e premte.Ish-komandanti i FSK-së, Kadri KAstrati tregon për çka do të përdoren automjetet ushtarake amerikaneAutomjete të ushtrisë më të fortë në botë, tashmë kanë mbërritur nga SHBA në Kosovë. Bishat amerikane të njohur si ‘Humvee’ janë vetura multfiunksionale ushtarake, që përherë të parë u përdorën nga ushtria amerikane në vitin 1989.Ato përjetuan disa ndërrime në strukturë për gjatë viteve të shfrytëzimit në ushtri.Modelin e fundit të tyre do t’i vozisin djemtë e vajzat Forcës së Sigurisë të Kosovës.Këto pajisje për FSK’në erdhën pak ditë para se kjo e fundit të shndërrohet në ushtri të Kosovës.Ish-komandanti i kësaj force, Kadri Kastrati, transformimin e institucionit që dikur e udhëhoqi e cilëson si moment të jashtëzakonshëm.Gjenerali në pension thotë se do të donte të ishte në krye të FSK-së tani kur kanë mbetur pak ditë para se ajo të bëhet ushtri.Si ish-udhëheqës i tyre, Kastrati i vlerëson lartë pjesëtarët e FS..

Read More »

Nesër borë, kështu do të jetë moti

Nesër është parashikuar të mbaj mot me vranësira, dërkaq mëngjesi me reshje të dobëta bore.Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nesër (e martë) mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara.Vranësirat në orët e hershme të mëngjesit vende-vende mund të shoqërohen me reshje të dobëta bore, përcjell Telegrafi.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Read More »