Home / KOSOVA / A mundet Lista Serbe ta rrëzojë Qeverinë? Flet Pal Lekaj

A mundet Lista Serbe ta rrëzojë Qeverinë? Flet Pal Lekaj

A mundet Lista Serbe ta rrëzojë Qeverinë? Flet Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj thotë se zgjedhjet janë larg pavarësishtë kërcnimeve nga Lista Serbe për të rrëzuar qeverinë Haradinaj.

Ai ka thënë se Lista Serbe duhet të heq dorë nga “kërcënimet boshe” dhe se serbët ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se, siç thotë ai, janë qytetarë të Republikës së Kosovës.

“Qeveria Haradinaj respekton të gjitha obligimet kushtetuese ndaj partnerëve të koalicionit. Por të gjithë duhet ta kenë të qartë se ekzekutivi i Republikës së Kosovës merr vendime të pandikuara nga shtetet fqinje. Prandaj edhe Lista Serbe duhet të heq dorë nga kërcënimet boshe dhe ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se janë qytetarë të Republikës së Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran”, ka shkruar Lekaj.

Lekaj po ashtu ka thënë se nuk kanë frik nga zgjedhjet, për te cilat thotë se ato janë larg.

“Ne do vazhdojmë të qeverisim me vendin pavarësisht që çdo javë po “bie qeveria” herë nga Lista Serbe e herë nga të tjerët. Ne nuk kemi frikë nga zgjedhjet ndonëse ato janë larg”, ka shkruar Lekaj.

Loading...
Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com November 10, 2018 7:31 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=366051
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Loading...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . A mundet Lista Serbe ta rrëzojë Qeverinë? Flet Pal Lekaj A mundet Lista Serbe ta rrëzojë Qeverinë? Flet Pal LekajRating: 4.8