Home / KOSOVA / Ambasadori i ri Amerikan kërkon burgosjen e zyrtarëve të korruptuar

Ambasadori i ri Amerikan kërkon burgosjen e zyrtarëve të korruptuar

Ambasadori i ri Amerikan kërkon burgosjen e zyrtarëve të korruptuar

Ambasadori i ri Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka kërcënuar me burg të gjithë zyrtarët e korruptuar.

Ligjet e mira dhe procesi më transparent janë të rëndësishme, por nuk mjafton ti keni sistemet në letër nëse ato nuk zbatohen me ndershmëri, plotësisht dhe në mënyrë të vijueshme, ka thënë Ambasadori Amerikan, Philip Kosnett.

Në një promo sensibilizuese në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018”, Ambasadori Amerikan, ka dhënë mesazhe të qarta se SHBA-ja është e përkushtuar që të ketë rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit, duke theksuar se beson se përkushtimi i qeverisë dhe popullit të Kosovës për ta luftuar korrupsionin në çdo nivel është themeli i arritjes së begatisë dhe integrimit perëndimor që e synoni.

Ambasadori Kosnett, në këtë mesazh, thekson se qytetarët e Kosovës duhet të shohin që ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe që ai përdoret për të ndëshkuar sjelljen korruptuese, veçanërisht kur kryesit janë zyrtarë qeveritarë dhe bashkëpunëtorët e tyre më të afërt.

“Ju nxis që të shikoni përtej interesave personalë dhe ta kërkoni me ngulm drejtësinë dhe llogaridhënien që qytetarët e dëshirojnë dhe e meritojnë. Llogaridhënie do të thotë shkelësit e ligjit në burg; konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, si dhe afate konkrete kohore për ndryshim. Ka ardhur koha që premtimi për llogaridhënie të bëhet realitet.”

“Java Kundër Korrupsionit 2018” nis të dielën, ku koalicioni i OJQ-ve, do të mbajnë takim me redaktorët e mediave, të cilëve do tu shpaloset agjenda e detajuar e aktiviteteve të kësaj jave. Pjesë e këtij Koalicioni janë: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Organizata Çohu, Instituti GAP, Iniciativa për Progres (INPO), Instituti KIPRED, Instituti Columbus dhe ACDC. Java Kundër Korrupsionit 2018 mbështetet nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com December 8, 2018 3:22 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=381622
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ambasadori i ri Amerikan kërkon burgosjen e zyrtarëve të korruptuar Ambasadori i ri Amerikan kërkon burgosjen e zyrtarëve të korruptuarRating: 4.8