Home / KOSOVA / Bëhuni gati, ky është parashikimi i motit për vikend

Bëhuni gati, ky është parashikimi i motit për vikend

Bëhuni gati, ky është parashikimi i motit për vikend

Të shtunën dhe të dielën mbi vendin tonë do të mbajë kryesisht mot me diell.

Sipas parashikimit të meteorologëve edhe gjatë kësaj fundjave mbi vendin tonë do të mbajë mot i mirë dhe kryesisht me diell.

Gjatë ditëve të ardhshme rajoni ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike, të cilat në fillim të javës së ardhshme pritet të fuqizohen edhe më tutje.

Ndërkohë nga Afrika veriore masa më të ngrohta ajrore do të shtrihen edhe mbi vendin tonë duke favorizuar ende temperatura, ndjeshëm mbi vlera mesatare. Nën këto kushte në vise të ulëta në orët e mëngjesit paraqiten edhe mundësi për mjegull.

Ditëve të fundjavës, për shkak që nuk parashihet qarkullim i mjaftueshëm ajror, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të rriten në vlera të pashëndetshme, kryesisht orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës.

Më 10 dhe 11 nëntor (e shtunë e diel) – Mot i mirë, kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull.

12.11 – Mot i mirë, kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mjegull.

13.11 – Mot i mirë, kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull, e vende-vende edhe ngrica.

14.11 – Mot pjesërisht i vranët. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull, e vende-vende priten edhe ngrica. /ORAinfo/

Loading...
Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com November 10, 2018 9:10 am ne link https://kosovatoday.com/?p=365718
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Loading...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Bëhuni gati, ky është parashikimi i motit për vikend Bëhuni gati, ky është parashikimi i motit për vikendRating: 4.8