Home / KOSOVA / Bisedimet në Bruksel, kryeministri Haradinaj në ‘terr’ informativ

Bisedimet në Bruksel, kryeministri Haradinaj në ‘terr’ informativ

Bisedimet në Bruksel, kryeministri Haradinaj në ‘terr’ informativ

Dialogu në nivel presidentesh mes Kosovës dhe Serbisë ka vazhduar të enjten në Bruksel me ndëmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Frecerica Mogherini. Por ky takim nuk dha rezultat.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk di asgjë se çfarë është biseduar në takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dy ditë me parë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk di asgjë se çfarë është biseduar në takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dy ditë me parë.

Shefi ekzekutivit ka dalë sot pranë parkut të Gërmisë në kryeqytet, në kuadër të fushatës tre mujore “Ta pastrojmë Kosovën”, ndërkohë ka pranuar se në të kaluarën nuk ka bërë sa duhet për të mbajt një ambient të pastër në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se derisa Kosova kërkon liberalizimin e vizave, duhet të mbaj vendin pa mbeturina, sepse siç tha ai nuk është Evropë me ambient jo të pastër.

Megjithatë, sipas tij, lëvizja e lirë do të bëhet, transmeton RTV21.

“Shihet qe ka mungu një kujdes. I bëjë thirrje kryetarit të komunës dhe të gjithëve që të kujdesen për ambientin. Nuk duhet shumë para për me i heq mbetjet inerte. Këto pjesë këtu në hyrje të Gërmisë duhet të bëhen parqe”, tha ai. Ai u bëri thirrje qytetarëve që mos të votojnë ata që nuk kanë respekt për hapësirat e përbashkëta.

Loading...
Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com November 10, 2018 12:00 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=365779
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Loading...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Bisedimet në Bruksel, kryeministri Haradinaj në ‘terr’ informativ Bisedimet në Bruksel, kryeministri Haradinaj në ‘terr’ informativRating: 4.8