Home / KOSOVA / E dhimbshme: Terapia e gabuar i kushtoi Diellzës heqjen e zorrës së trashë

E dhimbshme: Terapia e gabuar i kushtoi Diellzës heqjen e zorrës së trashë

E dhimbshme: Terapia e gabuar i kushtoi Diellzës heqjen e zorrës së trashë

Gabimet në shëndetësinë kosovare në disa raste i kanë kushtuar pacientëve.

E për këto raste nuk thirren në përgjegjësi mjekët.

Terapitë e gabuara shpesh herë kanë vënë në rrezik jetën e pacienteve.

Madje ka raste kur edhe kanë ndërruar jetë. Mirëpo, për këtë shkak askush nuk është dënuar, për shkak se auditimet klinike nuk janë të përfshira në ligj.

Diellza Danqes, i kushtoi me heqje të zorrës së trashë, përdorimi i terapisë së gabuar.

E njëjta, për disa vite u trajtua nga sëmundja e Kolitit Ulçeroz, e cila shkakton inflamacion dhe plagë të quajtura ulçera në mukozën e rektumit dhe zorrës.

Një rast i tillë, do të duhej të analizohej nga Qendra Klinike Universitare aty ky u trajtua për një kohë. Ndikimi i terapisë te pacienti është një nga analizat që kryhen në kuadër të auditimeve klinike, e të cilat nuk kryhen në Kosovë.

Një sistem i tillë analizash, është kërkuar të përfshihet në Ligjin e ri për shëndetësinë.

Auditimi klinik përdoret si instrument apo procedurë për të përshkruar një proces të vlerësimit të praktikës klinike përkatësisht realizimin e standardeve të përcaktuara për cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore.

E në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se ky institucion veçse ka filluar me zbatimin e analizave të trajtimit shëndetësor.

Në një përgjigje me shkrim për Televizionin 7 thuhet se më shumë rëndësi i kushtohet fushës mbi kujdesin e shëndetit të nënës e fëmijës, por nuk përmendet auditimi klinik, që duhet të përfshijë secilin institucion shëndetësor.

Në anën tjetër, shumica e vendeve me shërbime shëndetësore të avancuara, e kanë në zbatim procedurën që monitoron cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve mjekësore, e rrjedhimisht trajtimin nga ana e punonjësve shëndetësorë.

Loading...
Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com November 10, 2018 8:11 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=366071
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Loading...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . E dhimbshme: Terapia e gabuar i kushtoi Diellzës heqjen e zorrës së trashë E dhimbshme: Terapia e gabuar i kushtoi Diellzës heqjen e zorrës së trashëRating: 4.8