Home / KOSOVA / George W. Bush i shkruan letër Vlora Ҫitakut

George W. Bush i shkruan letër Vlora Ҫitakut

George W. Bush i shkruan letër Vlora Ҫitakut

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Familja Bush i ka dërguar sot një letër, Ambasadorës së Kosovës në SHBA, Vlora Ҫitakut.

Është pikërisht ish-Presidenti i Amerikës, George Ë.Bush, i cili i ka kthyer një letër mjaft të këndshme ambasadores Çitaku, duke e falënderuar për shprehjen e ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të babait të tij.

“E nderuara ambasadore, faleminderit për letrën e juaj. Familja Bush është falënderuese për ngushëllimet për babain tim. George H.Ë.Bush ishte një njeri i mrekullueshëm, një baba i mrekullueshëm dhe një President i mrekullueshëm. Ai na tregoi ne se si të shfrytëzojmë çdo minutë, çdo ditë dhe t’i shërbejmë një kauze më të madhe se vetvetja. Për ne ai ishte ndriçimi i një mijë pikave të dritës. Ne jemi falënderues ndaj Zotit për George H.W.Bush dhe për shumë njerëz që janë lutur për atë dhe për ne. Sinqerisht, George Ë.Bush”, thuhet në letrën e familjes Bush drejtuar ambasadores kosovare në Amerikë, Vlora Çitaku.

Pas marrjes së kësaj letre, Çitaku është shprehur falënderuese në drejtim të familjes Bush për një letër kaq të këndshme, si dhe për ruajtjen tonë në mesin e kësaj familje.

“Ju gjithmonë do të keni një vend të veçantë në zemrat e njerëzve të Kosovës. Lidhja jonë është tjetër nga të gjitha, dhe ne do ta çmojmë gjithmonë atë”, ka shkruar tutje Çitaku.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 13, 2019 10:12 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=424423
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . George W. Bush i shkruan letër Vlora Ҫitakut George W. Bush i shkruan letër Vlora ҪitakutRating: 4.8