Home / KOSOVA / ‘Hajnat’ që u shfaqën në video duke u tallur me policinë kthehën në Kosovë

‘Hajnat’ që u shfaqën në video duke u tallur me policinë kthehën në Kosovë

‘Hajnat’ që u shfaqën në video duke u tallur me policinë kthehën në Kosovë

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Grabitësit me të rrëzukshëm janë kthyer në Kosovë.

Burimet e T7: Grabitja e fundit e TEB-it është kryer nga Kastriot Shala, Ridvan Ademi dhe Leutrim LatifiJanë personat më të kërkuar nga Policia e Kosovës.

Bile për kapjen e këtyre grabitëseve policia ofron para.

Kastriot Shala, Ridvan Ademi dhe Leutrim Latifi, të cilët policia i konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë ,aktualisht gjenden në arrati.

Të tretë u shfaqën me anë të një video gjatë muajit janar, duke u tallur me organet e rendit e duke thënë se janë larguar nga Kosova.

Por sipas informacioneve që ka Televizioni Shtatë këta persona gjenden në Kosovë.

Këtu po vazhdojnë t’i grabisin institucionet financiare nën kërcënimin e armëve.

T7 merr vesh grabitjen e fundit të selisë qendrore të TEB bankës në Qagllavicë e kanë kryer këta persona.

Por, drejtori i Policisë Rashit Qalaj nuk e pohon një gjë të tillë, veçse thotë se ju kanë rënë në gjurmë hajnave.

“Është një hetim ku janë të kyqura shumë njësi tash edhe nga niveli qendror edhe rajonal dhe kemi shumë të dhëna mbi kryesitë e mundshëm e dijmë edhe ku e kanë ble veturën e dijmë edhe kush e ka kry. Unë besoj që shumë shpejt do ti kapim meqenëse kemi shumë informata për këtë rast”.

Për t’i parandaluar grabitjet kreu u Policisë po kërkon vëmendje më të madhe edhe nga kompanitë e sigurimit.

“Konsideroj që duhet të bëjmë më shumë edhe me kompanitë e sigurimeve që në të ardhmen të mos na paraqiten raste të tilla që të jenë shumë të kujdesshme në momentin që transportojnë para dhe nuk duhet që paratë të lihen në këtë vend publik, por është e detyrë e policisë që ti gjej grabitësit”.

Po ashtu Qalaj e ka konfirmuar për T7 se tashmë i kanë pajisur me armë të gjata policët nga rajoni i Prishtinës, Gjakovës dhe Pejës pas rasteve të shpeshta të grabitjeve në vend.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 12, 2019 11:31 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=423872
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . ‘Hajnat’ që u shfaqën në video duke u tallur me policinë kthehën në Kosovë ‘Hajnat’ që u shfaqën në video duke u tallur me policinë kthehën në KosovëRating: 4.8