Home / KOSOVA / Haradinaj i kujton Hashim Thaҫit një fakt shumë të rëndësishëm

Haradinaj i kujton Hashim Thaҫit një fakt shumë të rëndësishëm

Haradinaj i kujton Hashim Thaҫit një fakt shumë të rëndësishëm

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës, ia ka kujtuar një gjë Presidentin Hashim Thaҫi.

Ai ka thënë se deri tash nuk ka parë asnjë dokument i cili do t’i vërtetonte marrëveshjen mes dy presidentëve për shkëmbim territoresh.

Megjithatë, Haradinaj, i kujtoi presidentit Thaçi se deri tash Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka rrëzuar dy presidentë.

“Dy presidentë kanë shku në shpi kur kanë ra ndesh me kushtetutën. S’ka ndodh vendimi, unë retorikën nuk muj me çu në Gjykatë, s’kishin prit as tjerët, e kishin dërgu”.

Rezistenca e kryeministrit Haradinaj ndaj taksës ka bërë që të ketë lëkundje dhe deklarata kundërthënëse mes partnerëve të koalicionit qeverisës.

Kryeministri në Rubikon të KTV-së tha se qëndrimet e secilit janë tashmë publike dhe nuk ka se çka të komentojë mbi to.

Ai bëri të ditur se bashkëpunimi i tyre vazhdon në çdo temë tjetër ndonëse nuk pajtohen lidhur me taksën.

“I kam kërkuar Limajt dhe Veselit që të kenë mirëkuptim përderisa dëshirojnë që unë me ushtru këtë funksion, deri sa mendojnë që unë duhet të ushtroj këtë funksion. Nëse ndryshojnë qëndrim për kryeministrin apo qeverinë është e kuptueshme dhe legjitime. Nuk tërhiqem por ata mund të organizojnë mocion”, ka thënë ai.

Haradinaj thotë se edhe Limaj e Veseli janë në pozitë të vështirë meqë vendimi u mor bashkërisht, se asnjëri prej tyre nuk dëshirojnë të shkatërrojnë marrëdhënien Kosovë SHBA.

“Unë nuk jap dorëheqje, e këtë ua kam thënë edhe atyre”, thotë Haradinaj.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 13, 2019 10:12 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=424419
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Haradinaj i kujton Hashim Thaҫit një fakt shumë të rëndësishëm Haradinaj i kujton Hashim Thaҫit një fakt shumë të rëndësishëmRating: 4.8