Home / KOSOVA / Haradinaj thotë se taksa mund të pezullohet vetëm në këto rrethana

Haradinaj thotë se taksa mund të pezullohet vetëm në këto rrethana

Haradinaj thotë se taksa mund të pezullohet vetëm në këto rrethana

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur edhe njëherë rreth taksës ndaj Serbisë.

Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do ta pezullonte përkohësisht taksën, vetëm pas garancës ndërkombëtare e cila do të ndihmonte nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtare, e cila duhet të rezultojë me njohjen reciproke në mes dy vendeve.

“Përkundrazi, Qeveria e Kosovës do ta pezullonte përkohësisht taksën, vetëm pas garancës ndërkombëtare, se do të ulemi për ta nënshkruar marrëveshjen përfundimtare, e cila duhet të rezultojë me njohjen reciproke. Garanca do të thotë që ekziston një materie, kontratë e dakorduar në parim dhe pret vetëm nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, që rezulton me njohje”, ka shkrua kryeministri Haradinaj në Facebook.

Tutje, ka shkruar se përderisa ka vetëm sugjerime për takime dialoguese të pafrytshme, pa objektiv dhe pa afate qartë të përcaktuara, pa kontratë të paradakorduar dhe garancë ndërkombëtare, që do të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare që rezulton me njohje, taksa vazhdon të mbetet në fuqi.

“Jam thellësisht i bindur për mundësinë e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me Serbinë, që rezulton me njohje. Ne intensivisht po punojmë për një kontratë përfundimtare, marrëveshje finale, me ç’rast edhe dorëzuam Librin e Madh me kapituj dhe Draftin e kësaj marrëveshjeje. Tërë këtë përmbajtje e kemi zhvilluar me qëllim për t’u siguruar se kur ulemi me Serbinë të kemi materie të qëndrueshme, me fakte dhe argumente”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas tij, vendosja e taksës ndaj produkteve të Serbisë nuk ka për qëllim pengimin dhe prolongimin e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me Serbinë, që rezulton me njohje.

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com January 14, 2019 3:00 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=404456
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Haradinaj thotë se taksa mund të pezullohet vetëm në këto rrethana Haradinaj thotë se taksa mund të pezullohet vetëm në këto rrethanaRating: 4.8