Home / KOSOVA / Hashim Thaҫi paralajmëron një Qeveri tjetër

Hashim Thaҫi paralajmëron një Qeveri tjetër

Hashim Thaҫi paralajmëron një Qeveri tjetër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaҫi ka paralajmëruar një Qeveri të re.

Ai ka thënë se nëse Qeveria humb funksionalitetin do të ketë një ristrukturim të partnerëve qeverisës – rrjedhimisht një qeveri tjetër. Presidenti edhe më herët kishte kërcënuar Haradinajn me shkarkim pas përplasjes për temën e korrigjimit të kufijve.

Televizioni i Baton Haxhiut shkruan se Presidenti është “shqetësuar” dhe e ka pritur me “shqetësim” paralajmërimin e Listës Serbe se do të sillet si opozitë në Parlamentin e Kosovës dhe do të mbështesë çfarëdo mocioni për rrëzimin e qeverisë aktuale që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

Në një prononcim për KlanK, Presidenti ka nënvizuar se nëse kjo qeveri në këtë format tregohet e paaftë për të funksionuar, për ta ruajtur vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë instucionale, mund të kemi një ristrukturim të partnerëve qeverisës – rrjedhimisht një qeveri tjetër.

Të premten, përmes një komunikate për media, Lista Serbe e ka paralajmëruar qeverinë se nëse nuk hiqet taksa prej 10% në të gjitha produktet serbe që hyjnë në Kosovë, atëherë votat e saj do të jenë në mbështetje të një mocioni mosbesimi.

Ndërsa presidenti ka dërguar edhe më herët paralajmërime në adresë të kryeministrit Haradinaj.

Në një konferencë për media, Presidenti i nervozuar me reagimet e ashpra të Haradinajt kundër idesë së korrigjimit të kufijve, pati paralajmëruar rrëzimin e Qeverisë.

Thaçi kishte deklaruar se kryeministri duhet të korrigjojë deklaratat e tij, në të kundërtën ata që nuk korrigjohen, do të ndërrohen.

Taksa shtesë prej 10% në të gjitha produktet serbe që importohen në Kosovë, u vu pas një vendimi të qeverisë, para tre ditësh, me arsyetimin se paraqet kundërveprim për fushatën agresive që po bën Serbia kundër Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Loading...
Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com November 10, 2018 5:41 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=365998
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Loading...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Hashim Thaҫi paralajmëron një Qeveri tjetër Hashim Thaҫi paralajmëron një Qeveri tjetërRating: 4.8